Ndeshja e xhiros 37 në Premier Ligë, në mes Chelsea – Leicester City nuk ka dhënë fitues.
1:1 ka përfunduar takimi në mes të Chelsea dhe Leicester City.
Ishte James Maddison i cili gjeti golin e avantazhit për ekipin mysafirë, pas një supergoli të shënuar në minutën e 6` të ndeshjes.
Në minutën e 34` golin e barazimit për Chelsea e shënoi Marcos Alonso, shkruan lajmi.net.
Ky ishte rezultati i pjesës së parë dhe më pas i gjithë takimit.
Pjesa e dytë ishte më e mirë për ekipin vendas, por gola nuk u realizuan.
Kështu më këtë barazim, Chelsea qëndron në vendin e tretë me 71 pikë, ndërsa Leicester në vendin e nëntë me 49 pikë gjithsej.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.