×
  • Sport
  • Sport

    Përfundon pa gola pjesa e parë mes Kosovës dhe Guinesë

    Reporteri
    08 Qershor 2021 | 16:50

    Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen miqësore ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Guinesë.


    Rezultati i 45 minutave të para është i barabartë 0-0 me një lojë kryesisht të kujdesshme në mesfushë, pa raste konkrete, shkruan Reporteri.net.

    “Dardanët” dominuan fraksionin e parë sa i përket posedimit të topit, ndërkohë të rrezikshëm para portës së Visar Bekajt u treguan dy herë afrikanët.

    Në këtë ndeshje përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka startuar kryesisht me lojtar debutues, përfshirë katër lojtarë të Superligës së Kosovës.

    Tri ditë më vonë Kosova luan edhe ndeshjen e fundit miqësore kundër një tjetër kombëtare afrikane, Gambisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!