×
  • Sport
  • Sport

    Përfundon pjesa e parë e ndeshjeve në Superligë, këto janë rezultatet

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 15:01

    Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet të cilat po zhvillohen sot në kuadër të Super Ligës së Kosovës, përcjell Reporteri.net.

    E në 45 minutat e para të tri ndeshjeve të kësaj xhiro, në kuadër të xhiros së 29-të, janë shënuar gola si dhe ka patur shumë raste shënime.

    Skuadra e Malishevës mbylli pjesën e parë në epërsi ndaj Ulpianës.

    Skuadra vendase shkoi në pushim me avantazh minimal prej 1-0 me golin e shënuar nga Soboëalen në minutën e 18-të

    Veç Malishevës, edhe skuadra e Gjilanit ka arritur që me përmbysje të shkoj në pushim me avantazh minimal ndaj Feronikelit me rezultat 2-1, teksa golat i shënoi për dy minuta.

    Për Feronikelin ishte Ardi Qorri i cili hapi ndeshjen me gol, duke dërguar në avantazh skuadrën nga Drenasi

    Ndërkaq, golin e barazimit për vendasit e realizoi, Keita Razak në minutën e 33-të të takimit.

    Keita Razak ishte protagonist edhe në golin tjetër duke asistuar për golin e shënuar nga Shend Kelmendi në minutën e 39-të të takimit.

    Në ndeshjen tjetër mes Drenicës dhe Dukagjinit nuk u realizuan gola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!