×
  • Sport
  • Sport

    Përfundon super-derbi turk, Muriqin e bëjnë ‘hoxhë’

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 21:02

    Derbi mes Galatasaray dhe Fenerbahce është mbyllur pa fitues.


    Galata dhe Fener janë ndarë në paqe, me rezultatin e barabartë 0:0.

    Dy gjigantët e futbollit turk janë përballur në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Turqisë, për të ndarë pikët me njëra tjetrën.

    Në këtë ndeshje luajti për 90 minuta edhe ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili për fat të keq, nuk arriti të gjente rrugën e golit dhe madje pësoi një lëndim të lehtë në kokë.

    Me pikët e ndara nga derbi, Fenerbahce mban pozitën e dytë me 10 pikë në tabelë, kurse Galata qëndron në pozitën shtatë, me 8 pikë të grumbulluara, por të dy skuadrat kanë vetëm pesë ndeshje të luajtura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!