Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në prag të sfidës mes Tiranës dhe Partizanit.
Tifozeritë e të dyja skuadrave janë përplasur me njëra-tjetrën në pjesën pas porte.
Kanë qenë tifozët e Tiranës ata që kanë zbritur në fushë dhe i janë drejtuar tribunës së Partizanit, duke goditur me gurë ndërkohë që këta të fundit janë kundërpërgjigjur.
Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të shmangur sadopak këtë përplasje aspak normale.
Pas sherrit masiv, në stadium kanë mbërritur edhe forcat e rendit të cilët kanë marrë situatën në kontroll.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.