×
  • Sport
  • Sport

    Përgjigjia brilante e Messit pasi kapiteni i Espanyolit i tha “Je shumë i vogël”

    Reporteri
    14 Shtator 2019 | 9:46

    Lionel Messi padyshim që është tmerri i mbrojtësve kundërshtarë dhe të shumtë janë ata që kanë tentuar ta lëndojnë me fjalë, por argjentinasi gjithmonë ka ditur se si t’ia kthejë përgjigjen atyre


    Ish-kapiteni i Espanyolit, Alvaro Gonzalez ka zbuluar se çfarë ka biseduar me Leo Messin gjatë një ndeshje të tyre, shkruan Reporteri.net

    Gonzalez gjatë një ndeshje mes Espanyolit dhe Barcelonës i kishte thënë Messi që është shumë i vogël.

    Messi leaving Alvaro looking stupid. Image: PA Images“Ishte koha kur kishim tre derbi radhazi ndërmjet Espanyolit dhe Barcelonës. Ndeshjet ishin të intesitetit të lartë,” ka thënë Gonzalez.

    “Ne dikur e ngacmonim njeri-tjetrin. Unë i thashë: ‘Ti je vërtet i vogël, shumë i vogël.’ Ai më shikon dhe më përgjigjet: ‘Ju, jeni vërtet i keq në futboll’. E kisha fjalën e fundit: ‘Po, ne të dy kemi të drejtë’. Ne qeshëm së bashku dhe kjo histori solli shumë buzëqeshje në Spanjë,” përfundoi Gonzalez, tani lojtar i Marseille. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!