Gjendja e legjendës së futbollit brazilin, Pele, është përkeqësuar. Ai do të transferohet në reanimacion, pasi ka nevojë për një kujdes më të specializuar për të shmangur problemet me veshkat apo zemrën.
Lajmin e konfirmoi vajza e tij, e cila përmes Instagramit bëri të ditur se babai i saj do t’i kalojë Krishtlindjet në spital, pasi gjendja e tij është rënduar dhe më shumë.
“Festa jonë e Krishtlindjeve është anuluar. E kemi vendosur këtë në marrëveshje me mjekët për disa arsye. Do të ishte më mirë nëse të gjithë qëndrojmë së bashku dhe besojmë në ndihmën që mjekët po na japin. Mbështetja juaj do të thotë shumë për të, ne e dimë që nuk jemi vetëm”, shkruan vajza e ish-sulmuesit brazilian.
Prej shumë muajsh, Pele po lufton me kancerin e zorrës së trashë, ndërsa në 29 nëntor të këtij viti, Pele u shtrua në një prej spitaleve në Sao Paulo. Fillimisht, 82-vjeçari u diagnostikua me metastaza në zorrë, mushkëri dhe mëlçi.
Pele është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Brazilit, me 77 gola në 92 ndeshje, ndërsa fitoi 3 herë Kupën e Botës në karrierën e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.