×
  • Sport
  • Sport

    Përleshja Kololli-Zhegrova, kush e nisi ‘luftën’ i pari?

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 8:46

    Stërvitja e djeshme e Kombëtares së Kosovës prodhoi skena aspak të hijshme me Benjamin Kolollin dhe Edon Zhegrovën që u kapën me njëri-tjetrin


    Kosova dje po zhvillonte stërvitjen e saj në prag të ndeshjes që luhet të hënën me Malin e Zi, shkruan Reporteri.net

    Por, jo gjithçka shkoi në mënyrën më të mirë pasi pati përleshje mes dy futbollistëve.

    Insporti ka zbuluar me anë të një video momentin kur filloi dhe si mbaroi ‘lufta’ mes Kolollit dhe Zhegrovës.

    Siç mund ta shihni në video është Kololli ai që tensionon situatën duke e ngacmuar Zhegrovën, i cili ishte duke lidhur këpucët e tij.

    Më pas anëtari i Baselit shihet duke i thënë diçka futbollistit të Zurich, i cili nuk e duroi dhe aty filluan momentet më të ashpra dhe shtyrjet mes tyre, deri në intervenimin e stafit të Kombëtares dhe futbollistëve.

    Në momentin kur përfundon përleshja e tyre Edoni shihet i frustruar duke goditur tre topat që kishte afër, derisa Benjit po i qëndronin afër disa nga bashkëlojtarët.

    Ndryshe, këto skena nuk janë aspak të mira kur dihet se Kosova të hënën luan një ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020 ndaj Malit të Zi dhe vetëm fitorja kryen punë për ta mbajtur ëndrrën për një kualifikim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!