Mbrëmë në Athinë ka ndodhur një konflikt i madh mes tifozëve të AEK-ut grek dhe atyre të Dinamo Zagrebit, ku për pasojë një 22 vjeçar mbeti i vrarë.
Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga përplasjet e tifozëve, transmeton gazeta online Reporteri.net.
“Para stadiumit kanë ndodhur incidente të rënda. Një i ri grek u godit me thikë për vdekje dhe gjashtë të plagosur të tjerë janë ende në spital”, tha policia greke.
22-vjeçari i plagosur me thikë u dërgua në një spital të Athinës para se t’i dorëzohej plagëve të marra, shtoi policia.
07.08.2023, AEK Athens🇬🇷 vs BBB (Dinamo Zagreb🇭🇷), AEK run https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/GFU1DwWCj7
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) August 7, 2023
Siç thuhet në njoftimin e policisë, mes të arrestuarve janë 87 shtetas kroatë, pesë grekë dhe një austriak, shqiptar, boshnjak dhe gjerman.
Gjithçka ka ndodhur në pjesën e Athinës të quajtur “New Filadelfia”, ku ndodhet edhe stadiumi i AEK-ut./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.