×
  • Sport
  • Sport

    Përleshje masive mes tifozëve të skuadrave angleze, grushtohen fort mes vete

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 14:37

    Një grup tifozësh të Manchester City-t dhe Liverpool janë përleshur dje në metronë e Londrës gjatë rrugës për në Wembley.


    Grupet ishin në linjën Metropolitan duke shkuar për të parë finalen e “Community Shield”, dhe në një ndalesë në stacionet e metrosë dy grupet e tifozëve janë ndeshur me njëri tjetrin.

    Përleshja filloi në derën e trenit ku shihen suportuesit të grushtojnë njëri-tjetrin.

    Shumë prej tyre mundoheshin të qetësojnë gjakrat por përleshja përfundon vetëm kur dera e trenit mbyllet.

    Një punonjës i metrosë tregon se nuk ka pasur të lënduar nga tifozët dhe as nga oficerët e policisë. Gjithashtu nuk ka pasur as arrestime por policia po punon për identifikimin e e personave që ishin pjesë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!