Një përleshje ka ndodhur brenda ambienteve të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhur në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
Në media raportohet se është Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ai i cili e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të federatës /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.