×
  • Sport
  • Sport

    Përmendet largimi i Mancinit nga Italia, shumë klube të interesuara për të

    Reporteri
    26 Mars 2022 | 18:17

    Pas humbjes së Italisë ndaj Maqedonisë së Veriut, në Palermo të Italisë, humbje e cila Italisë ia mohon garën për Botërorin e 2022-ës që do të mbahet në Katar, media të ndryshme kanë raportuar se trajneri i të kaltërve, Roberto Mancini do të largohet nga Italia, transmeton Repoteri.net.

    Ndërkaq, sipas mediave në Itali e ardhmja e italianit mundet të jetë në Manchester United ose edhe në PSG.

    Megjithatë, trajneri nuk ka vendosur për të ardhmen pas dështimit për ta kualifikuar Italinë në Kupën e Botës 2022 në Katar.

    Aktualisht, Kombëtarja e Italisë do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Turqisë të martën në mbrëmje, që sipas mediave italiane përfshirë edhe ato spanjolle si “Marca” mund të jetë e fundit e tij për Azurrët.

    Daily Mirror dhe Talksport raportojnë se drejtuesit e Man Utd, vazhdojnë të mendojnë për të edhe pse zgjedhja e tyre e parë është Erik ten Hag, por ai ka kontratë me Ajaxin.

    Ndërsa Sportitalia, shkruan se PSG ka bërë një qasje për të pyetur për disponueshmërinë e Mancinit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!