Milot Rashica ka shënuar një tjetër gol për Werder Bremenin në ndeshjen kundër Wolfsburgut
Werder Bremen është pranë një fitore të madhe në udhëtim te Wolfsburg, shkruan Reporteri.net
Rashica në këtë takim ka shënuar dy gola, një nga penalltia në minutën e 13-të, ndërsa tani ka shënuar edhe nga loja e hapur.
Ylli nga Vushtrria pranoi një top të bukur nga Eggestein dhe më pas mposhti portierin e Wolfsburgut me një goditje të bukur me të majtën.
Ashtu si në golin e parë edhe në të dytin Miloti festoi me shqiponjë.
Werderi është duke fituar 3-2 kur kanë mbetur më pak se 10 minuta deri në fund të takimit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.