×
  • Sport
  • Sport

    Përulen para kulturës arabe, ky është vendimi për femrat që mbajnë numrin e rundit

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 12:06

    Arabia Saudite do të jetë lokacioni ku do të takohen dy gjigantët e boksit profesionist, Joshua dhe Ruiz Jr.


    Stadiumi që do të zhvillohet ky meç, njihet me emrin “Diriyah Arena” në Arabi Saudite, si dhe është zonë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, përcjellë Reporteri.net.

    Në rimeçin e 7 dhjetorit, Joshua kërkon që ta mposhtë Ruizin dhe t’i rikthejë titujt që i humbi muaj më parë.

    Por, ajo se çfarë mori vëmendje dhe po komentohet në media në mbarë botë është fakti se në këtë meç nuk do të ketë vajza që mbajnë në dorë lajmërimet për rundin e radhës.

    Pra, në këtë ndeshje nuk do të paraqiten vajzat që tregojnë numrin e rundit që do të filloj. Kjo do të ndodh për të respektuar kulturën e Arabisë Saudite, ku nuk lejohen femrat gjysmë të zhveshura.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!