×
  • Sport
  • Sport

    Pesë gola për 18 minuta: “Kjo nuk është normale”

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 14:30

    Pep Guardiola ka mbetur i befasuar me paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Watfordit


    Manchester City e shkatërroi Watfordin duke e mposhtur 8-0, ndërsa 5 golat e parë i shënoi për 18 minuta, shkruan Reporteri.net

    Guardiola ka thënë se një gjë e tillë nuk është normale dhe se pas golit të pestë ndeshja ndryshoi.

    “Është e çuditshme, nuk është normale. Pesë gjuajtje, pesë gola. Në të njëjtën kohë, u kemi dhënë dy mundësi për gol,” ka thënë Guardiola.

    “Kualiteti që kemi është një kënaqësi për ta parë. Pas 5:0 ndeshja ishte komplet ndryshe,”.

    Pavarësisht fitore, City mbetet në vendin e dytë me 13 pikë, dy më pak se lideri, Liverpooli që ka 15 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!