×
  • Sport
  • Sport

    Pesë zëvendësimet në futboll, ky pritet të jetë vendimi i madh për këtë gjë

    Reporteri
    27 Tetor 2021 | 19:03

    Sipas The Times, rregulli i pesë zëvendësimeve do të bëhet i përhershëm nga sezoni i ardhshëm në futboll.

    Paneli Ndërkombëtar i Bordit të FA thuhet se mbështeti propozimin për t’i bërë të përhershme pesë zëvendësimet nga 2022-2023.

    Seria A miratoi opsionin me pesë zëvendësime pas pandemisë COVID në 2020, por, në atë kohë, supozohej të ishte një masë kalimtare për të ndihmuar klubet dhe trajnerët të përballen me mungesat e papritura për shkak të Coronavirus.

    Garat e UEFA-s kanë pasur gjithashtu pesë zëvendësime që nga vera e vitit 2020 kur Liga e Kampionëve dhe Europa League rifilluan pas bllokimit.Vitin e kaluar, IFAB zgjati opsionin me pesë zëvendësime për 2021-22 dhe kjo gjë pritet të bëhet tashmë e përhershme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!