×
  • Sport
  • Sport

    Peshëngritësi shqiptar shpallet kampion bote

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 17:41

    Briken Çalja ka fituar titullin kampion bote në stilin e Shkëputjes në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Uzbekistan që prej datës 7 dhjetor.

    Peshëngritësi shqiptar garon në peshën deri në 73 kilogramë bashkë me Erkand Qerimajn dhe ia doli të ngrejë 156 kilogramë në stilin e shkëputjes, më shumë se çdo garues tjetër.

    Di Maria: Të gjithë po përpiqemi që t’ia lehtësojmë jetën Messit në Paris …

    Pristina: Studenti zbuloi një metodë të re të humbjes së peshës!
    Shtangisti shqiptar ngriti 152 kilogramë në provën e parë, dështoi në të dytën me 154 kilogramë dhe ngriti në të tretën 156 kilogramë, duke fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes.

    Ndërsa Erkand Qerimaj ia doli të ngrejë 153 kilogramë në të njëjtin stil dhe u rendit i katërti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!