×
  • Sport
  • Sport

    Pësoi dëmtim të rëndë, mësohet se kur mund të rikthehet përsëri në fushë Andre Gomes

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 15:54

    Andre Gomes pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e fundit të Evertonit kundër Tottenhamit


    Heung-Min Son ia theu këmbën Gomesit dhe në shikim të parë dukej se ish-mesfushori i Barcelonës do të jetë jashtë fushave të gjelbra për një kohë shumë të gjatë, shkruan Reporteri.net

    Por, trajneri i Evertonit, Marco Silva ka thënë se Gomes mund të luajë përsëri këtë edicion.

    “Nuk është lehtë për ne që të japim një datë të sigurt për rikthimin e tij,” ka thënë Silva.

    “Pas operacionit dhe të gjitha ekzaminimeve që u bën, çdo gjë shkoi në mënyrën më të mirë. Ne shpresojmë që do ta shohim përsëri Andre Gomesin duke luajtur këtë sezon.

    “Ne nuk jemi 100% të sigurt për këtë, por ekzistojnë mundësi të mëdha,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!