×
  • Sport
  • Sport

    Pëson goditje në kokë, portieri i Iranit mbetet i shtrirë në fushë

    Reporteri
    21 Nëntor 2022 | 14:33

    Anglia po luan me Iranin, në kuadër të Grupit B, në Kampionatin Botëror.

    Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Khalifa International”, me fillim nga ora 14:00.

    Mirëpo, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minutat e para të ndeshjes me portierin Iranit, i cili ka pësuar goditje në kokë dhe ka mbetur i shtrirë në fushë.

    Bëhet fjalë për 30 vjeçarin, portierin Alireza Beiranvand, i cili është përplasur me një bashkëlojtarë të tij.

    Më pas, që loja të vazhdojë, i menjëhershëm ka qenë edhe ndërrimi me një portier tjetër të këtij ekipi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!