×
  • Sport
  • Sport

    Petkoviq e thotë me gojën plotë: Ich liebe dich Xherdan Shaqiri!

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 16:26

    Tani çdo gjë është në rregull, Zvicra është e lumtur pasi Xherdan Shaqiri ka bërë paqe me trajnerin, Vladimir Petkoviqin


    Mesfushori nga Zhegra muajin e kaluar refuzoi ftesën e Zvicrës me pretetkstin se dëshironte të koncentrohej më shumë te Liverpooli, shkruan Reporteri.net

    Por, mediat në Zvicër dhanë versione të ndryshme ku thanë se ai ka probleme me Petkoviqin si dhe ka hatërmbetje pasi shiriti i kapitenit i është Granit Xhakës e jo atij.

    Ka mjaftuar një takim sy më sy mes trajnerit të Zvicrës dhe Xherdan Shaqirit që raportet mes tyre të rregulloheshin.

    Rezultate imazhesh për shaqiri und vladimi  petkoviq27 vjeçari tani do të rikthehet për të luajtur përsëri me Helvetikët, veçse nuk do të mund t’i ndihmojë as në tetor, por kësaj radhe jo për teket e tij, por për shkak të lëndimit.

    Në intervistën e fundit për mediat zvicërane Vladimir Petkoviq ka thënë gjithmonë ia ka dashur të mirën Shaqirit.

    “E dua Xherdan Shaqirin dhe do ta dua gjithmonë, si lojtar ashtu edhe si person. Deri më tani kemi pasur një bashkëpunim të mirë. Ne përpiqemi të përmirësojmë sjelljen në të gjitha aspektet, kështu Kombëtarja mund të përfitojë edhe më shumë,” ka thënë Petkoviq./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!