×
  • Sport
  • Sport

    Pique rinovoi kontratën deri në vitin 2024, pranoi uljen me 50 për qind të pagës

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 12:57

    Edhe pse në fillim të verës u fol për një largim të mundshëm të Gerard Piqué nga Barcelona. Mbrojtësi vendosi që të qëndronte, madje së fundmi rinovoi edhe kontratën, duke pranuar që ta ulte me 50 për qind këtë sezon.


    Pas ndeshjes kundër Ferencvarosit, klubi i Barçës njoftoi katër rinovime në të njëjtën kohë. Njëri prej futbollistëve, që nënshkruan kontratën e re, ishte Piqué. Siç ka mësuar gazeta katalane “SPORT”, qendërmbrojtësi e pyeti klubin se sa për qind ishte e nevojshme ulja e pagës së tij, për të ndihmuar më shumë, dhe nga klubi i thanë se duhej 50%. Gerard Piqué dha “ok”. Megjithëse deklarata zyrtare nuk thoshte asgjë, Piqué pranoi një ulje 50% të pagës së tij, ndërsa Lenglet, Ter Stegen dhe De Jong ranë dakord për 30%.

    Pique, por edhe klubi, mund ta ndërpresin kontratën në fund të çdo sezoni, sigurisht në bazë të rrethanave që mund të krijohen. Marrëveshja e re përfundon në vitin 2024, por klubi mund ta ndërpresë nëse ai nuk luan në 35% të takimeve në sezonet 2021-2022 dhe 2022-20223.

    Edhe Pique mund ta marrë vendimin për ndërprerje të njëanshme të kontratës nëse mendon që epoka e tij në klub ka përfunduar dhe duhet “të varë këpucët në gozhdë”. Ose në rast se dëshiron të luajë një vit në MLS.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!