×
  • Sport
  • Sport

    Pirlo e do me çdo kusht në skuadër, Juventusi gati ofertën për Iscon

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 10:30

    Juventusi befasoi të gjithë me emërimin e Andrea Pirlos në krye të ekipit të parë.


    Vetëm disa ditë më parë ish-mesfushori italian mori drejtimin e Juventus U-23, por pas shkarkimit të Maurizio Sarrit, atij i është besuar drejtimi i skuadrës së parë.

    Tekniku i ri italian do të ketë synim që ta bëjë Juventusin një skuadër fituese edhe në Evropë, pasi në Serie A torinezët nuk kanë konkurrencë duke fituar nëntë tituj të kampionit radhazi.

    41-vjeçari ka disa lojtarë në listë për t’i transferuar si Sandro Tonali i Brescias apo Nicolo Zaniolon e Romës.

    Giallorosët i kanë kthyer përgjigje negative Zonjës së Vjetër duke i bërë të qartë se Zaniolo nuk largohet për asnjë çmim.

    Ndërkohë sipas medieve italiane Pirlo ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e mesfushorit spanjoll Isco Alcoron.

    28-vjeçari nuk është një titullar fiks te Real Madridi, ndërsa mbetet njëri nga lojtarët më të pëlqyer të Pirlos.

    Italiani beson se me ardhjen e Iscos në skuadër atëherë edhe Cristiano Ronaldo do të jetë më i shërbyer me topa dhe do të mund të shënonte më shumë gola.

    Drejtuesit e Juventusit menjëherë kanë nisur planin për transferimin e Iscos dhe janë gati t’i shpenzojnë rreth 55 milionë euro për reprezentuesin spanjoll. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!