Eliminimi nga Liga e Kampionëve ka prishur atmosferën në kampin e Juventusit, që tani do të duhet të lërë gjithçka pas krahëve dhe të mendojë për kampionatin, ku do të kërkojë t’i afrohet sa më shumë Interit kryesues.
Trajneri Andrea Pirlo doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku pranoi se skuadra e ka vuajtur jo pak eliminimin nga Liga e kampionëve, por bëri thirrje që e gjithë vëmendja të kalojë te kundërshtari i radhës, Cagliari.
“Eliminimi nga Champions ishte një goditje goxha e rëndë, por skuadra po e merr veten. Jemi stërvitur të gjithë bashkë dhe kemi përpara rrugën drejt Cagliarit, ndaj duhet të mendojmë vetëm për atë ndeshje. Sardët kanë ndërruar trajner dhe menjëherë kanë marrë rezultate mjaft pozitive, ndaj e dimë që na pret një transfertë e vështirë, ku duhet të marrim 3 pikët”, u shpreh tekniku bardhezi.
Cristiano Ronaldo është një nga ata që e kanë vuajtur më shumë eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe mediat kanë aluduar për një rikthim të mundshëm të tij te Reali i Madridit, ndërsa Pirlo i ka quajtur normale zërat e merkatos për një prej futbollistëve më të mirë në planet.
“Ronaldo është mirë. Normalisht që është i zhgënjyer, ashtu si e gjithë skuadra, por është stërvitur mirë, për të luajtur nga fillimi ndaj Cagliarit. Është një nga personazhet më të rëndësishëm në këtë sport dhe zërat përreth tij janë normale në çdo kohë”, deklaroi trajneri i Juventusit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.