×
  • Sport
  • Sport

    Pirlo flet për çështjen e Suarezit: S’ka gjasa që ai të transferohet te Juventusi

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 17:11

    Andrea Pirlo ka bërë të ditur sot se Juventusi nuk do ta transferojë Luis Suarezin


    Krejt kjo pasi që uruguaianit i nevojitet një kohë e gjatë për ta marrë pasaportën italiane, shkruan Reporteri.net

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar sot Pirlo në një konferencë për shtyp.

    “Duhet një kohë e gjatë për të marrë një pasaportë italiane, kështu që nuk ka gjasa që Suarez të jetë qendërsulmuesi i Juves”, ka thënë Pirlo.

    Ndryshe, tani Juventusi do të shikojë mundësitë që ta transferojë Edin Dzekon. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!