×
  • Sport
  • Sport

    Pirlos i bëhet ftesë për t’iu bashkuar këtij klubi

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 19:02

    Braga, dëshiron që Andrea Pirlo të jetë trajneri i tyre sezonin e ardhshëm, raporton A Bola.

    Eksperienca e vetme menaxheriale e 42-vjeçarit ishte një periudhë e dështuar në Juventus, megjithatë ai mbetet shumë i vlerësuar pas karrierës së tij të shkëlqyer si lojtar.

    Braga thuhet se dëshiron t’i ofrojë atij një rrugë kthimi në menaxhim duke pasuar Carlos Carvalhal këtë verë.

    Sezonën e kaluar Pirlo kishte qenë trajner i Juventus, por që mezi kishte arritur të futej në pozitën e katër, kur Interi fitoi Scudetto.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!