Finalja e Champions League mund të luhet në Lisbonë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat në mbarë botën, qyteti luzitan ka mposhtur konkurrencën e Frankfurtit dhe Moskës që ishin gjithashtu në garë për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve pas tërheqjes së Stambollit që ishte zgjedhur për të pritur finalen e madhe.
Plani i qeverisë së futbollit evropian është që në gusht të nisin me 4 ndeshjet e mbetura nga faza e 1/8-ave, ndërsa më pas 8 skuadrat që do të kalojnë në çerekfinale do të luajnë të gjithë ndeshjet e mbetura në Lisbonë.
Kjo do të thotë që do të shmanget sistemi me ndeshjet vajtje ardhje. Megjithatë deri tani nuk ka asgjë konkrete dhe zyrtarizmi pritet që të vijë në datën 17 qershor pas mbledhjes së komitetit ekzekutiv të UEFA-s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.