×
  • Sport
  • Sport

    Plisat arrijnë në Durrës, ndihmojnë 250 familje

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 23:52

    Tifogrupi nga Prishtina, Plisat kanë mbërritur në Durrës në orët e vona të natës.


    Plisat kanë zbarkuar afër stadiumit ‘Niko Dovana’ në Durrës, aty ku janë ngritur kampet për të ndihmuar familjet e pastrehë pas tragjedisë që ndodhi në Shqipëri.

    Siç kanë raportuar ata, 250 familje janë ndihmuar me gjëra të ndryshme ku përfshijnë barna, batanije, qumësht, ushqim dhe veshëmbathje.

    Kjo ishte vetëm iniciativa e parë e tyre, pasi qysh gjatë orëve në vazhdim pritet të ketë nisje të tjera nga kryqyteti.Ndryshe, pothuajse të gjitha qytetet kanë filluar mobilizimin për t’i dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!