×
  • Sport
  • Sport

    “Plisat” bojkotojnë ndeshjen kundër Llapit: “Nuk jemi mysafirë në shtëpinë tonë”

    Reporteri
    02 Prill 2022 | 15:03

    Tifogrupi i skuadrës së Superligës së Kosovës, FC Prishtina, “Plisat” kanë njoftuar se do ta bojkotojnë ndeshjen kundër Llapit që ka filluar të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton Reporteri.net.

    Përballja ndërmjet Llapit dhe Prishtinës pu përcoll me një situatë kontraverse rreth mosmarrëveshjeve mes FFK-së dhe klubit në lidhje me stadiumin.

    Fedeata e Futbollit të Kosovës njoftoi vetëm 24 orë para ndeshjes Prishtinën se nuk mund ta luajë ndeshjen në “Fadil Vokrri”, ku po punohet në rinovim dhe gjithashtu kjo fushë së fundmi është përdorur edhe për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës.

    Sidoqoftë, të shtunën u konfirmua se Prishtina në fakt do të luajë në shtëpinë e vet, por kjo nuk i ka bindur Plisat të kthehen në tribunë.

    Tifogrupi ka njoftuar se ka bojkotuar ndeshjen, pasi “nuk marrim pjesë në ato inskenime ku Prishtina trajtohet mysafire në shtëpinë e saj”.

    Vlen të përmendet se ka përfunduar pjesa e parë në “Fadil Vokrri” teksa rezultati është 0-0.

    Postimi i plotë:

    NUK JEMI MYSAFIRË NË SHTËPINË TONË!

    Plisat bojkotojnë ndeshjen e sotme KF Prishtina – KF Llapi. Bojkotojmë vendimin arbitrar të Federatës së Futbollit të Kosovës ndaj klubit tonë të zemrës. Nuk marrim pjesë në ato inskenime ku Prishtina trajtohet mysafire në shtëpinë e saj. Prishtina nuk është lodër e mashë e askujt. Mjaft jemi lodhur duke u dënuar me problemet teknike të stadiumit. E kur gjithçka është në rregull me të, nuk arsyetohet tallja me Prishtinën.

    Klubit tonë të zemrës i dëshirojmë sot suksese, kështu duke dëshiruar fitore.

    FEDERATË, MOS MAJ INAT!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!