Një tërmet prej 6.4 shkallë ka goditur mëngjesin e sotëm Shqipërinë.
Deri më tani si pasojë e tërmetit janë raportuar 15 persona të vdekur dhe qindra të lënduar.
Ndërkaq, të prekur nga ky tërmet kanë qenë edhe qytetarët e Kosovës, ku me inciativën e tifo-grupit “Plisat”, në sheshin e Prishtinës janë grumbulluar mjete për ta ndihmuar Shqipërinë.
“U bëjmë thirrje të gjitha agjensioneve turistike të cilët kanë mundësi të paraqiten dhe të na sigurojnë transport për Shqipëri pasi që kemi shumë ndihma të cilat na kanë ardhur dhe nuk na mjaftoj vetëm një autobus” shkruan Plisat në ‘Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.