×
  • Sport
  • Sport

    “Plisat” me mesazh jashtë stadiumit pasi nuk u lejuan të futen brenda

    Reporteri
    20 Nëntor 2023 | 22:33

    “Stadiumi pa Plisa, si pylli pa lisa”.

    Ky raportohet të jetë njëri nga mesazhet e disa anëtarëve të tifogrupit nga Prishtina, jashtë stadiumit “Air Albania”.Kjo pasi ata nuk u lanë të futen brenda.

    Federata Shqiptare e Futbollit, gjatë ditës është raportuar se nuk ka ndarë bileta për “Plisat”, për ndeshjen me Ishujt Faroe. FSHF-ja ende s’e ka bërë të ditur zyrtarisht arsyen e këtij zhvillim.

    Ndryshe ,edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe i biri, Zaho ndodhet në stadiumin “Arena Kombëtare”, ku po e ndjekin nga afër ndeshjen Shqipëri- Ishujt Faroe.

    I pozicionuar në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania” Rama nuk ka munguar në këtë sfidë kaq të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, e cila synon për të marrë një fitore dhe për të ruajtur vendin e parë në grup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!