×
  • Sport
  • Sport

    ‘Plisat’ nuk durojnë më: Futen në zhveshtore të stadiumit dhe marrin të gjitha fanellat e klubit të Prishtinës

    Reporteri
    20 Shkurt 2022 | 19:31

    Humbja nga Ballkani në derbi të dielën si dhe rezultatet e dobëta të Prishtinës në këtë edicion garues të Superligës së Kosovës kanë ngjallur reagimin e ashpër të grupit të tifozëve të kësaj skuadre të njohur si “Plisat”.

    Pas ndeshjes Prishtina-Ballkani, ata janë futur në zhveshtore dhe kanë marrë të gjitha fanellat e klubit.

     

    Përmes një reagimi në Facebook, ata kanë bërë të ditur se ky veprim vjen si pasojë e paraqitjeve jo të mira të lojtarëve në fushë si dhe neglizhencën e treguar nga drejtuesit e klubit.

    Ky është reagimi i tyre:

    NDRESA E PRISHTINËS NJERSITET, NUK PËRLYHET!

    KF Prishtina sivjet feston 100 vjetorin e saj. Historia një shekullore asesi nuk guxon të përlyhet, e sidomos në këtë mënyrë.

    Plisat dhe gjithë simpatizuesit e klubit të zemrës, Prishtinës, nuk i’a kanë borxh askujt të jenë dëshmitarë të një nënçmimi kaq të dukshëm ndaj emrit Prishtinë, ngjyrave bardh e kaltër, e fanellës me emblemën legjendare.

    Frustrimi i tifozëve asnjëherë s’ka të bëjë me largimin e synimeve nga titulli, sepse dëshmi për këtë kemi periudhën 2013-2021 ku pa as një titull të fituar, nuk lamë vend pa shkelur në Kosovë, vetëm të jemi pranë saj. Por, neglizhimi i menaxhimit të klubit, mosangazhimi total i lojtarëve në fushë është pika jonë e dobët, ajo që nuk mund ta falim.

    Fajtori nuk na intereson,

    Zgjidhja ju përket juve,

    Ne duam klub me dinjitet,

    Përndryshe, këto fanella nuk përlyhen.

    Pamje nga dita e sotme pas ndeshjes KF Prishtina – Ballkani. Janë marrë gjitha fanellat e klubit nga zhveshtoret.

    100 vjet KF Prishtinë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!