Plisat nuk po ndalen duke dhënë ndihma të ndryshme për të prekurit nga tërmeti që la pasoja të mëdha në Shqipëri
Nga tërmeti i fuqishëm prej 6.4 shkallë të rihterit humbën jetën rreth 50 persona, ndërsa mbi 900 mbeten të lënduar, shkruan Reporteri.net
Plisat ishin njëri nga tifo-grupet që u angazhuan më së shumti për të ndihmuar.
Ata me anë të një postimin kanë falenderuar të gjithë qytetarët e Kosovës që nuk po hezitojnë të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Ky është postimi i plotë i Plisave:
Njoftim
Nuk kemi fjale ta shprehim falenderimin qe e kemi per qytetaret e Prishtines e tere Kosoves per menyren si jane pergjigjur ndaj kerkeses sone per ndihme. Pervec tragjedise qe na ka kapur te gjitheve, jemi tejet te emocionuar me afersine qe e kemi ndjere ne si grup me te gjithe juve.
Pas nje aksioni maratonik te Plisave, sot pas konsultimeve me autoritetet shteterore, te gjitha ndihmat e grumbulluara i kemi dorezuar ne kampin e krijuar ne Prizren.
Mbreme nje pjese te madhe te ndihmave e kemi dorezuar ne familjet e strehuara neper Kosove, ne kampin e Prizrenit, ne depon e Halil Kastratit e gjithandej ku shfaqej nevoja.
Sot, nga salla 1 tetori i kemi dorezuar te gjitha ushqimet, veshmbathjet dhe gjerat higjienike ne kampin e Prizrenit dhe tash per tash perfundon aksioni yne i kesaj forme.
Ne do te vazhdojme aksionin tone ne te gjitha format tjera te cilat na kerkohet, ne koordinim me autoritet shteterore te cilat tashmë duhet ta marrin situaten ne kontrolle. Shembull i tille ishte dergimi i psikologeve ne Shqiperi për trajtimin e te prekurve.
Per te gjitha veprimet tona te radhes do t’ju njoftojme me kohe.
Perhere te bashkuar, perhere te gatshem te sherbejme per shqiptaret ku do qe jane.
Shqiperi te qofshim fale! Kosova eshte Shqiperi!