×
  • Sport
  • Sport

    Po çfarë Messi e Ronaldo, ikni atje – Rashica më i miri në planet

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 22:03

    Milot Rashica po vazhdon me formën e lartë këtë sezon, pasi ishte realizator i një supergoli sot ndaj Bayer Leverkusenit.


    Werder Bremen ishte mysafire e skuadrës gjigante, Bayer Leverkusen, një derbi ky që dha 4 gola, por që në fund pikët veteëm u ndanë mes njëra-tjetrës pasi ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, shkruan Reporteri.net

    E Milot Rashica e dha vulën e tij në këtë takim pasi shënoi absolutisht një gol fantastik nga distanca.

    Se vushtrriasi është shndërruar tani në një idhull për tifozët gjermanë e tregon edhe fakti se çka flitet për të.

    Postimet online bëjnë të kuptojnë se jo vetëm kosovarët iu gëzuan këtij goli, pasi që edhe tifozë të huaj të futbollit dhe faqja zyrtare e klubit e lavdëruar Rashicën për paraqitjen e tij dhe supergolin në këtë ndeshje.

    “Shiko nënë, është një GOAT (Greatest Of All Time – Më i Miri i Të Gjitha Kohëve, akronimi përkthehet në “dhi” në shqip) në fushë, @MilotRashica”, shkruan faqja e Bremenit.

    “Më i miri në Bundesligë”, ishte një tjetër postim i Bremenit, duke iu referuar statistikave të Rashicës me klubin gjerman.

    “Milot Rashica është me të vërtetë lojtari më i mirë në planet”, shkroi Tom Ëeber, ndërsa faqja e Bremenit iu përgjigj duke shkruar “Fakte”.

    Në katër ndeshjet që i ka luajtur këtë sezon në Bundesligës, Rashica ka kontribuar me dy gola dhe një asist, ndërsa ka munguar në pesë ndeshje shkaku i një lëndimi që e pësoi në fillim të sezonit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!