×
  • Sport
  • Sport

    Po e prisnin me padurim ndeshjen e parë të Messit, Valverde ‘shtangë’ tifozët e Barcelonës

    Reporteri
    12 Gusht 2019 | 15:56

    Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka zbuluar se Leo Messi mund të mungojë në ndeshjen hapëse që Barcelona e zhvillon kundër Athletic Bilbaos të premten.


    Messi, i cili luajti për Argjentinën në Kupën e Amerikës këtë verë, është duke vuajtur nga një lëndim dhe nuk kishte udhëtuar me ekipin e Barcelonës në Amerikë për ndeshjet miqësore me Napolin, shkruan Reporteri.net

    Kishe madje edhe shpresa që 5-herë fituesi i topit të artë do të rikuperohej në kohë por Valverde ka sugjeruar se ai do të mungojë në ndeshjen e parë të La Ligas.

    “Do të dëshiroja që ta kisha atë këtu dhe të llogarisja në të për të premten (kundër Athletic Bilbaos) por ëshë shumë e vështirë”, ka thënë Valverde në konferencë për media.

    Mungesa e Messit do të jetë një kokëdhimbje e madhe për klubin katalan pasi ata fillojnë marshin drejt La Ligas së tretë me radhë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!