Njëri nga futbollistët më të mirë të Kosovës së pasluftës, Mentor Zhdrella ka analizuar paraqitjen e Kosovës në sfidën e fundit kundër Gjibraltarit.
Ai ka komentuar edh fitoren e Çekisë ndaj Anglisë, ku sipas tij kjo i vështirëson punët tona, po assesi nuk i bënë të pamundshme.
“Është shumë vështirë sidomos tash pas fitores së Çekisë por jo e pamundur. Kosova ka ditur gjithmonë të na befasojë për të mirë dhe shumë lehtë edhe këtë herë mund ta bëjë të njëjtën gjë. Asnjëherë nuk duhet dorëzuar”, ka thënë Zhdrella për Zërin.
Zhdrella foli edhe për talentët që posedon Kosova, në veçanti për Edon Zhegrovën.
“Kosova ka shumë cilësi brenda ekipit, Florent Hasani dhe Lirim Kastrati janë djem me potencial, derisa mendoj se opinioni është duke e tepruar ndaj Edon Zhegrovës. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por çfarëdo që po bën po kritikohet dhe kjo është e tepërt dhe e papranueshme. Ne duhet ta përkrahim atë sepse është një lojtar më shumë cilësi dhe mund t’i jap Kosovës shumë”, ka përfunduar Zhdrella.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.