×
  • Sport
  • Sport

    Po kalon nëpër një superformë, por Zidane e lë në shtëpi Balen

    Reporteri
    25 Shtator 2019 | 13:16

    Gareth Bale është futbollisti më në formë i Real Madridit, bashkë me francezin Karim Benzema kanë qenë figura kryesore e madrilienëve këtë sezon.


    Uellsiani do të mungojë në ndeshjen ndaj Osasunas sonte për arsye se Zidane dëshiron ta pushojë atë, shkruan Reporteri.net

    Anësori luajti në humbjen 3-0 ndaj Parisit dhe pastaj në fitoren 1-0 ndaj skuadrës së Sevillas.

    Tri ndeshje brenda një jave të vetme ishte shumë për superyllin ndërsa Zidane pritet ta mbrojë atë nga lodhja e mëtejme.

    Bale filloi sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi trajneri i tij dëshironte largimin nga skuadra me çdo kusht, por ai rezistoi dhe tani po e nxjerr nga balta francezin.

    Ndryshe, për këtë takim Ferland Mendy dhe Marcelo do të mungojnë për shkak të dëmtimeve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!