×
  • Sport
  • Sport

    Po kësaj çfarë mund t’i themi? Gjyqtari akordoi 11-metërsh pasi rezervisti preku topin duke u nxehur

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 17:09

    Ndeshja mes Holstein Kiel dhe Boshum në Bundesligën e dytë gjermane, përfundoi me fitoren 2-1 të ekipit vendas.


    Megjithatë një episod i ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes, ka filluar të bëjë xhiron e internetit.

    Në minutën e 36’, lojtari i Boshum, Ganvula gjatë një aksioni e gjuan topin larg portës. Por, topi nuk del jashtë, pasi atë e ndalon një lojtarët e Holstein, i cili ndodhej pas portave duke kryer nxehjen.

    Për këtë episod, arbitri u detyrua të shikojë VAR-in, dhe më pas vendosi të akordojë 11-metërsh, pasi lojtari Eberuin e kishte ndaluar topin të dilte jashtë vijave. Nga pika e bardhë e penalltisë, Ganvula u tregua i saktë duke shënuar për skuadrën e tij, të cilët gjithsesi u mposhtën.

    Menjëherë kjo video ka filluar të bëjë xhiron e botës, pasi një rast i tillë nuk ishte parë asnjëherë më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!