×
  • Sport
  • Sport

    “Po përpiqesh të më bësh të dukem si i keqi, nuk do ia dalësh” – Balotelli i reagon referit pas kartonit të kuq

    Reporteri
    18 Prill 2022 | 17:16

    Mario Balotelli u ka kërkuar falje shokëve të skuadrës dhe ka shprehur zhgënjimin e tij pasi u përjashtua me karton të kuq në humbjen 4-0 të Adana Demirspor ndaj Kasimpasa dje, përcjell Reporteri.net. 

    Sulmuesi 31-vjeçar italian po kalon një sezon të mirë në Turqi, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë katër asistime në 28 paraqitje në Super Ligë këtë sezon. 

    Pavarësisht se është qendërsulmues, ai ka marrë nëntë kartonë të verdhë këtë sezon.

    Balotelli u përjashtua pak para pjesës së parë në humbjen e djeshme të Adana Demirspor ndaj Kasimpasa për një faull pa dhunë ndaj Dogucan Haspolat.

    Ai ka reaguar në Instagram pas ndeshjes, duke postuar një histori duke thënë: “Ende po përpiqesh të më bësh të dukem si i keqi.. Më beso, nuk do ia dalësh. Më vjen keq për shokët e skuadrës dhe gjithë familjen e Adana Demirspor.”

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!