×
  • Sport
  • Sport

    Po priste t’i bënte pyetje, por gazetarja e bën të qajë Messin

    Reporteri
    14 Dhjetor 2022 | 10:02

    Skuadra e Argjentinës është finalistja e parë e Botërorit të Katarit, pasi mposhti Kroacinë me rezultat 3:0.

    Fitoren për Argjentinën në stadiumin Lusail dhe vendin në finalen e gjashtë të kampionateve botërore e sollën Lionel Messi me një penallti në minutën e 34-të dhe Julian Alvarez me golat në minutën e 39-të dhe 69-të.

    Pas ndeshjes, në tribuna ka pasur një shpërthim gëzimi dhe ylli argjentinas nuk e ka fshehur se sa i lumtur ishte që ishte vetëm një hap larg titullit të shumëdëshiruar.

    Messi ka qëndruar para kamerave të televizionit argjentinas, por në vend të pyetjes ka pas një dedikim nga gazetarja, e cila e ka përlotur.

    “Ajo që dua tani nuk është t’ju bëj një pyetje, por dua t’ju them diçka: finalja e Kupës së Botës po afrohet dhe dëshira e të gjithëve është ta fitojmë atë. Por pavarësisht rezultateve të shkëlqyera, janë të panumërta arsyet për të cilat çdo argjentinas duhet te jete krenar Unë ta them sinqerisht. Nuk ka fëmijë qe nuk te admiron .. je ndritur jetën e të gjithëve Dhe kjo është shume me e madhe për ne se çdo trofe. Askush nuk mund ta heqë ty mirënjohjen për momentet e lumturisë kaq të madhe që i solle popullit, faleminderit kapiten”, tha gazetarja, ndërsa Messit i lotuan sytë, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!