Të gjithë kanë vrarë mendjen për faktin se pse Khabib çdo herë vendosë një kapelë të çuditshme në kokë gjatë meçeve të tij.
Habib Nurmagomedov shkoi në Amerikë shtatë vjet më parë nga Dagestan për të bërë debutimin e tij në Kampionatin UFC, shkruan Reporteri.net
Me atë rast, menaxheri i atëhershëm Sam Cardan i tha atij se duhej të sillte diçka për të theksuar identitetin e tij nga Dagestani. Miqtë e tij sugjeruan që ai të sillte diçka që përcakton më së miri trashëgiminë e maleve të Kaukazit dhe klimën e ashpër që mbizotëron në këtë zonë.
Habib zgjodhi papaja, një kapelë leshi delesh për të cilën banorët Kaukazian thonë se nuk duhet të humbasin ose të hiqnin kokat e tyre.
– Nëse koka është mbi shpatulla, mbi të duhet të ketë një papaja. Nuk vishet për të ftohtë, por për nder – thuhet në zonë.
Pra, për 50 dollarë, Habib bleu një papaja që shpejt u bë një nga misteret më të mëdha në UFC pasi ato ishin të panjohura me historinë e saj.
Edhe para ndeshjes me Dustin Pojre, Habibi kishte një papa në kokë. I njëjti nga shtatë vjet më parë./Reporteri.net/