×
  • Sport
  • Sport

    Po shkëlqen te Dortmundi, Haaland tregon se nga cili sulmuesi inspirohet

    Reporteri
    15 Shkurt 2020 | 8:54

    Erling Haaland po vazhdon me gola te Dortmundi


    Sulmuesi 19 vjeçar gjeti sërish rrugën e golit me ‘Milionerët’, të cilët fituan 4-0 mbrëmë ndaj Frankfurtit, shkruan Reporteri.net

    Haaland në janar u transferua te Dortmundi dhe ka shpërthyer menjëherë me gola, ndërkaq në intervistën e fundit ka thënë se ai inspirohet nga sulmuesi i Parisit, Kylian Mbappe.

    Image result for erling haaland kylian mbappe“Gjithmonë I kam thënë vetes dua të bëhem një ndër futbollistët më të mirë në botë”, ka thënë Haaland.

    “Kur isha në Salzburg, dhe fillova të shënoja gola, po shikoja shumë Mbappen të jem realist. Ai po shënonte vazhdimisht, por grumbullonte gola në Ligue 1, ashtu siç po bën tani, kështu që ju e dini se mund të arrin edhe në nivele më të larta në futboll,”.

    Ndryshe, norvegjezi me Salzburgun dhe Dortmundin në sezonin 2019/20 ka shënuar 37 gola në 28 paraqitje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!