Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Turqi. Mediat lokale bëjnë me dije se Ahmet Çalık , i cili ka luajtur në ekipin e Super Ligës Konyaspor, humbi jetën në një aksident trafiku.
Automjeti i Çalikut doli jashtë kontrollit në rrugën Ankara-Niğde dhe u përmbys në një livadh. Kur policia shkoi në vendngjarje zbuloi se Ahmet Çalik, i cili ndodhej i vetëm në automjet, kishte ndërruar jetë në vendngjarje. Mësohet se Çalik, i cili humbi jetën kishte ardhur në Ankara nga Konia për të caktuar itën e dasmës.
27-vjeçari Çalik e nisi karrierën e tij futbollistike në vitin 2004 me Gençlerbirliği. Ai u bë profesionist në vitin 2011 dhe u promovua në ekipin A.
Ai u transferua te Galatasaray gjatë sezonit 2016-17. Në tetor 2020, ai nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me Konyaspor. Ai ka veshur edhe fanellën e kombëtares turke.
Ahmet Çalik, i cili është thirrur shpesh në ekipet kombëtare që nga kombëtarja U-17, 3 herë Turqia U-16, 14 herë Turqia U-17, 6 herë Turqia U-18, 16. herë Turqia U-19 dhe 6 herë Turqia U. Ai ka veshur fanellën e kombëtares gjithsej 45 herë, duke përfshirë 20 fanella, dhe ka shënuar 3 gola.
🚨 Konyaspor'un futbolcusu Ahmet Çalık, trafik kazasında hayatını kaybetti. (DHA) pic.twitter.com/dmU1VBKj7b
— Fanatik (@fanatikcomtr) January 11, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.