×
  • Sport
  • Sport

    Po thonë që Vushtrria është veç për çaj, rrenë: Kjo që i kanë bërë Feronikelit nuk është parë asnjëherë

    Reporteri
    22 Tetor 2019 | 23:34

    Feronikeli mori atë që deshti në duel me Vushtrrinë, por jo ashtu siç e kishte menduar. Kampionët në fuqi triumfuan me rezultat minimal 1-0 në “Ferki Aliu” të Vushtrrisë falë një goli të realizuar nga mesfushori Besmir Bojku në minutën e tretë shtesë.


    Kjo fitore nuk e kënaqi aspak kryetrajnerin e kësaj skuadre Dejan Vukiçeviq, i cili pati kritika të ashpëra edhe sa i përket topit të lojës, shkruan Gazetasheshi.com.

    “Fusha ishte në gjendje katastrofale, po ashtu edhe topi ishte katastrofë dhe unë nuk e kuptoj se si mund të luhet me at top në një ligë profesionale”, theksoi tekniku malazez pas ndeshjes për media.

    Gazeta SHESHI merr vesh se Vukiçeviq dhe futbollistët e tij janë ankuar në topin e lojës duke thënë se ai ishte tepër i butë dhe ishte i shfryrë. Ata besojnë se kjo gjë është bërë me qëllim nga vendasit që tu pamundësojnë lojën e tyre të shpejtë.

    Është i çuditshëm fakti se me topa patën problem edhe në duelin Drita – Ballkani të javës së shkuar.

    Topi zyrtar i ndeshjes i dhuruar nga Federata e Futbollit e Kosovës u zëvendësua më pas me topin e Ligës së Kampionëve.

    “FIFA Pro” janë topat zyrtar që FFK i ka dhuruar për klube, por duket se zgjidhja nuk është bërë, pasi që klubet po vazhdojnë të luajnë me topat e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!