×
  • Sport
  • Sport

    Pogba afër largimit nga Manchester United, nisin kërkimet

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 21:40

    Paul Pogba është gati të largohet nga Manchester United pasi këta të fundit po mendojnë të përforcojnë mesfushën.

    28 vjeçari ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ edhe gjashtë muaj, e si duket rinovimi nuk është në planët e tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Pogba mund të largohet gjatë verës si agjent i lirë tek Real Madridi ose PSG, pasi sipas raportimit të ‘Daily Telegraph’ të dy skuadrat kanë shfaqur interesim.

    Francezi u transferua në ‘Old Trafford’ në vitin 2016 për 89 milionë funte.

    Disa nga zëvendësuesit e Pogbas pritet të jenë Boubacar Kamara, John McGinn, Amadou Haidara dhe Christpoher Nkunku./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!