Anëtari i Manchester United, e i cili së fundi ka shprehur dëshirën për tu larguar nga klubi, ka folur rreth jetës privatë së fundmi.
Francezi ka folur për fenë Islame dhe tregon arsyet që e shtynë atë të konvertohet në islam, shkruan Reporteri.net
I lindur nga një baba i krishterë dhe një nënë myslimane, Pogba u konvertua vonë në fenë myslimane, i cili u ndikua nga besimi i të afërmve të tij.
“Kam pasur shumë miq myslimanë, ka pasur shumë biseda dhe pyetje për shumë gjëra dhe pastaj fillova me hulumtimet e mia. Unë u luta me ta njëherë, ndjeva diçka ndryshe, isha mirë pastaj vazhdova”, ka thënë francezi.
Pogba poashtu ka rrëfyer se dikur ishte një njeri më i ashpër, më gjaknxehtë por tani ka ndryshuar shumë falë konvertimit në islam.
“Më bëri mirënjohës për gjithçka që ndodhi në jetën time. Më zbuti shumë. Islami nuk është imazhi që të gjithë e shohin, terrorizëm, atë që dëgjojnë në media. Është me të vërtetë diçka tjetër, diçka e bukur”, ka thënë ai.
Francezi ka përfunduar duke shtuar se islami është fe që ia hapi mendjen atij dhe që ndoshta e bëri person më të mirë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.