×
  • Sport
  • Sport

    Pogba: Të luash për Man United është shumë e vështirë

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 14:26

    Paul Pogba ka paralajmëruar Manchester United se do të vazhdojnë ‘rënien’ e tyre në qoftë se nuk fitojnë duelet e mëdha, njësoj sikurse ndeshja e fundit ndaj Manchester City.


    Djajtë e Kuq janë eliminuar nga Citizens në Carabao Cup dhe si rezultat i kësaj, menaxheri Ole Gunnar Solskjaer ka humbur të gjitha gjysmëfinalet që ka marrë pjesë me Man United, transmeton lajmi.net.

    Francezi ka treguar se është shumë e vështirë për të luajtur në këtë klub. “Është e vështirë dhe do të jetë kështu, ju duhet të mësoni nga ndeshja në ndeshje. Do të na ndihmojë të shkojmë përpara dhe të bëhemi më mirë”, u shpreh Pogba.

    “As futbolli e as të luash për Man United nuk është e lehtë, nuk do të jetë kurrë e lehtë, por pikërisht kjo e bën fitoren më të bukur kur kalojmë një kohë të vështirë”, tha ai.

    Për fund, Pogba tha që ata duan të marrin vetëm gjërat e mëdha dhe të luftojnë për trofe.

    Rikujtim që Manchester United gjenden në vendin e dytë në tabelë me pikë të barabarta me Liverpoolin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!