×
  • Sport
  • Sport

    Polici që u arrestua mbrëmë për korrupsion është edhe trajner i Përfaqësueses së Kosovës

    Reporteri
    06 Shkurt 2020 | 10:34

    Lutfi Menxhiqi u arrestua mbrëmë nga Inspektoriati Policor i Kosovës nën dyshimin për korrupsion


    Lutfi Menxhiqi është polic hetues dhe në të njëjtën kohë edhe trajner i Përfaqësueses së Kosovës në Kikboks, raporton Reporteri.net

    Inspektoriati Policor i Kosovës mbrëmë gjatë arrestimit në shtëpinë e tij gjeti 9 mijë euro para të gatshme si dhe dy armë të gjata, të tipit kallashnikov.

    Menxhiqi është kampion bote në artet marcia, një ish-luftëtar i UÇK-së si dhe trajner i Përfaqësueses së Kosovës në Kikboks.

    Përzgjedhësi Menxhiqi, në të kaluarën gjatë një intervistë per Reporterin kishte kritikuar institucionet shtetërore në veçanti Komitetin Olimpik, të cilët e kishin ranguar Federatën e Kikboksit në nivelin më të ulët. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!