×
  • Sport
  • Sport

    Policia e detyroi tifozin që hyri në fushë ta fshijë fotografinë me Messin

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 18:21

    Barcelona mbrëmë mposhti Mallorcan me rezultat 4-0 në ndeshjen e parë pas pauzës 3 mujore për shkak të koronavirusit.


    Ndeshja u zhvillua pa praninë e tifozëve si masë mbrojtëse për të mos e lejuar përhapjen e virusit.

    Por një tifoz gjeti mënyrën për tu futur në stadium, madje hyri në fushë dhe bëri një fotografi me Messin.

    Më pas ai u arrestua nga policia ku përveç gjobës u detyrua të fshinte fotografinë.

    “Ëndrra ime ishte të bëja një foto me Messi. Kam shkuar në drejtim të tij, mirëpo fillimisht e pash Jordi Alban dhe e luta për një foto, më pas shkova te Messi. E bëra një foto me të, mirëpo policia më detyroi ta fshija atë dhe më kanë vënë një gjobë”, ka shtuar më tej ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!