Policia e Torinos e ka gjobitur ish-sulmuesin e Francës dhe Juventusit, David Trezeguet.
Francezi ishte duke vozitur nën ndikimit e alkoolit. Sipas “Il Corriere”, atij i është pezulluar patentë shoferi.
Po ashtu, “Il Corriere” shkruan se ai po drejtonte një automjet të tipit “Jeep”, kur u ndalua nga policia rrugore.
Fillimisht Trezeguet ka debatuar me policët dhe ka refuzuar që të bëjë testin e alkoolit, ndërsa më vonë është detyruar që t’i nënshtrohet urdhrave të policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.