Diçka e pazakonshme ka ndodhur dje nga Cristiano Ronaldo, i cili doli nga ndeshja dhe nga fusha shumë i nervozuar pas humbjes që ia shkaktoi skuadra e Evertonit Manchester Unitedit, përcjell Reporteri.net.
Lidhur me këtë, Policia e Merseyside ka njoftuar për nisjen e hetimeve.
“Merseyside Police mund të konfirmojë se janë duke kryer një hetim pas një incidenti në ndeshjen mes Everton dhe Man Utd në Goodison që përfshin një lojtar teksa po dilte nga fusha dhe do të flasin me të gjitha palët përfshirë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkaq, nëna e tifozit ka thënë se djali i saj është lënduar në dorë nga sulmuesi portugez në momentin kur ia gjuan telefonin tifozit të Evertonit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.